Transmetuar më 20-09-2024, 12:11

Konferencë e gjatë dhe interesante për shtyp e Antonio Conte, dy ditë para ndeshjes së madhe ndaj Juventusit. Trajneri i Napolit foli për ciklin e ri të Thiago Motta te Juventusi, teksa u shpreh kështu:

"Thiago Motta ka një trashëgimi të rëndë, një trajner që ka shkruar disa faqe histori si Allegri. Nuk është gjë e parëndësishme të stërvitësh atje, ku vlen vetëm fitorja, si te Milani apo Interi. Ai ishte një nga lojtarët e mi me kombëtaren në Kampionatin Europian.

Kjo më bën edhe të buzëqesh, por edhe më trishton pak, sepse po plakem (qesh). Një djalë serioz, bëri shumë mirë te Bologna. I uroj më të mirat nga pikëpamja njerëzore, por jo në ndeshjet kundër nesh”.

Në një tjetër pasazh, Conte foli më pas për sezonin e Napolit, i cili do të karakterizohet nga mungesa e kupave europiane: "Për mos marrjen pjesë në Kupat e Europës, unë them gjithmonë të vërtetën: ka një avantazh dhe një disavantazh.

Personalisht jam në të parin sezon që kam mundësinë mundësinë të punoj më shumë në stërvitje me skuadrën. Përndryshe, me 3 ndeshje në javë pakësohet puna. Kur arrin në një klub të ri të duhet kohë të implementosh idete e tua.

Pas kaq shumë lojtarëve që kanë ardhur kësaj vere te Napoli, koha në dispozicion për të punuar me ta është avantazh i dukshëm. Disavantazhi është se pa Kupat e Europës ndërton një skuadër që nuk është aq konkurruese. Nëse ato që marrin pjesë në kompeticionet europiane përbëhen nga 25-26 lojtarë, Napoli ka 17-18 lojtarë në dispozicion”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit