
Të dhënat po ngarkohen...

Katër shtetas të huaj janë shpëtuar nga efektivët e Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare mes Velipojës dhe Shëngjinit.
Mësohet se ata kishin mbetur në det të hapur pasi jahti u pësoi defekt.
Konkretisht bëhet fjalë për dy anglezë, një zviceran dhe një australian, të cilët ishin nisur nga Mali i Zi me jaht, për të cilin thuhet se rrezikonte të fundosej.
Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
