Transmetuar më 20-09-2024, 07:57
Foto ilustruese

SHKODRA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin “Dragoç” në Postribë të Shkodrës. Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:35 në portën e jashtme të shtëpisë së Lulëzim Hasajt.

Sipas policisë në banesën e 49-vjeçarit, ku u hodh sasi e vogël e lëndës plasëse, nuk banon njeri prej shumë vitesh. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

‘Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve’, njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit