

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen dhe me largimin e saj ky institucion mbetet me një anëtar më pak.
Nëse ikja e Toskës zyrtarizohet, Kushtetuesja mbetet me 8 anëtarë gjë që krijon ngërçe në rastet kur votat janë të barabarta në vendime të caktuara.
Elsa Toska mësohet se ka paraqitur dorëheqjen për arsye personale.
Noa.al kërkoi nga Gjykata Kushtetuese një informacion mbi këtë zhvillim, dhe ajo konfirmoi zyrtarisht se Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen, duke mos dhënë detaje të tjera.

Elsa Toska
Një ndër gjyqet më të afërta është ai i Sali Berishës për të cilin vetëm një ditë më parë Kushtetuesja njoftoi se pranoi kërkesën e tij për të shqyrtuar ligjshmërinë e masave të sigurisë dhënë ndaj tij nga shkallët e tjera të gjyqësorit.
Elsa Toska u shpall anëtare e Gjykatës Kushtetuese, në nëntor 2019 pasi mori votat e 105 deputetëve të Kuvendit.
Më herët ajo ishte 12 vite me radhë këshilltare juridike në Gjykatën Kushtetuese. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





