Transmetuar më 19-09-2024, 12:40

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pronave të Arben Lamçes, Arjan Ormenajt, Klajdi Merkajt e Manjola Hysenajt, grupi kriminal drejtohej nga vëllezërit Çopja.

Njoftimi i plotë:

Me vendimin e sotëm 19/09/24, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimet e personave që u vunë në ndjekje penale nga SPAK pas hetimeve për vëllezërit Hajdar e Franc Çopja.

Apeli vendosi lënien në fuqi të sekuestrove të pronave të Arben Lamçes, Arjan Ormenajt, Klajdi Merkajt e Manjola Hysenajt.

Shoqëritë Elba Beton e Hotel Domus tashmë janë bllokuar deri në përfundim të hetimeve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit