Transmetuar më 17-09-2024, 10:20

I lirë që nga përfundimi i kontratës së tij me Juventusin, qysh në muajin qershor 2024, Adrien Rabiot do të shpallet sot lojtar i Olympique Marseille. Ky vendim i ka zhgënjyer tifozët e klubit mëmë të tij, Paris Saint-Germain, të cilët e shohin këtë transferim si tradhti ndaj tyre. Sipas “Le Parisien”, megjithatë, hipoteza e kthimit të tij në Paris nuk u mendua kurrë.

Asnjëra palë nuk e konsideroi kurrë një pajtim gjatë verës. Para largimit të tij në vitin 2019, Rabiot i kishte kaluar muajt e fundit jashtë skuadrës së parë për shkak të refuzimit të tij për të vazhduar kontratën. Ky episod e preku thellësisht atë dhe tashmë, në mars, mesfushori francez deklaroi: “Rikthimi im te PSG duket i ndërlikuar, nuk është prioritet i karrierës".

Nga ana tjetër, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, donte një mesfushor të talentuar teknikisht, të aftë për të organizuar lojën dhe me shumë dinamizëm. Duke mos qenë pro ardhjes së një lojtari me fizik imponues, trajneri spanjoll nuk e mori parasysh Rabiot, përkundrazi u fokusua shumë te João Neves, i cili ishte prioriteti i tij.

Më në fund, duket se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi, nuk e ka kaluar kurrë konfliktin me Rabiot. Sa herë që dalin thashethemet për një rikthim të lojtarit në të kaluarën e vet, përfaqësuesit e Al-Khelaïfi shpejtojnë ta mohojnë atë. Si rezultat, nuk kishte asnjë shans për ta parë Rabiot të rikthehej te PSG-ja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit