Transmetuar më 15-09-2024, 17:34

Një shpërthim ndodhi në një fabrikë makaronash në lagjen Hedek të Sakarya, Turqi , duke plagosur të paktën 20 persona.

Shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, duke vështirësuar edhe përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit.

Guvernatori i Sakaryas, Yasar Karadeniz, bëri të ditur se gjatë shpërthimit në fabrikë janë plagosur gjithsej 22 persona, dy prej të cilëve të intubuar.

Një punëtor i bllokuar u shpëtua.

Kontrollet po vazhdojnë për të konfirmuar se askush tjetër nuk është brenda fabrikës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit