Transmetuar më 14-09-2024, 18:54

Meriton Mjekiqi që sot u bë objekt raportimeve mediatike se ishte përfshirë në një aksident, thotë se është mirë dhe po përgatitet për një program në një nga TV e mëdha shqiptare.

Moderatori dhe një ndër yjet e Big Brother Vip Albania sezoni i kaluar, u raportua se ishte aksidentuar, por disa orë më vonë ky raportim doli i pabazë.

Redaksia e noa.al i kërkoi një prononcim Mjekiqit për të konformuar nëse lajmi kishte baza. Disa minuta më vonë ai doli me këtë video që gjeni këtu.

Mjekiqi filmohet ulur para një kompjuteri dhe jep mesazh duke siguruar se gëzon shëndet të mirë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit