
Të dhënat po ngarkohen...

Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, është përfshirë në një aksident rrugor teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.
Gjithashtu thuhej se ish-finalisti i “Big Brother VIP3” është dërguar në spital për mjekim.
Lidhur me këtë, vetëm pak më parë ka reaguar partnerja e Meritonit, Ilnisa Agolli duke folur për lajme të rreme pa përmendur konkretisht.
Në reagimin e saj Ilnisa i është drejtuar Autoritetit të Medias Audiovizive për të marrë masa në lidhje me lajme të tilla të rreme që qarkullojnë dhe postohen në rrjet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
