KOSOVË Dy institucione të tjera paralele serbe janë vënë në shënjestër nga autoritetet shtetërore të Kosovës të enjten. Policia e Kosovës ka bastisur Bankën Popullore të Serbisë dhe degën e Drejtorisë së Thesarit të Serbisë në Leposaviç.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin verior, Veton Elshani, tha se aksioni është kryer me urdhër të gjykatës në Mitrovicën e Veriut. Sipas tij, dyshohet për pastrim parash dhe nuk ka të arrestuar. Nga Thesari i Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviç janë sekuestruar miliona dinarë e dhjetëra mijëra dollarë e euro.
“Me urdhër të Gjykatës në Mitrovicën Veriore është bërë bastisje në objektet e Bankës Popullore të Serbisë dhe në Drejtorinë e Thesarit të Ministrisë së Financave të Serbisë në Leposaviç. Po ndërmerren veprime lidhur me dyshimet për pastrim parash. vazhdimi i rastit të pastrimit të parave që kishte të bënte me bankat më herët”, tha Elshani.
Ndërkohë në Mitrovicën e Veriut, policia e Kosovës janë hasur me kundërshtimet e serbëve për prezencën e zyrtarëve kosovarë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd