Transmetuar më 12-09-2024, 22:13

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka dhënë detaje në lidhje me velierën që u ndalua ditën e sotme në Spille, ku u gjetën, armë dhe municione luftarake.

Duke folur në “Top Story”, ai tha se drejtuesi i saj mund të jetë vrarë dhe veliera ka arhdur në brigjet tona pa e drejtuar askush.

“Policia italiane dhe kroate, malazeze, greke edhe ne, jemi përpara një fenomeni të ri. Jemi përpara një fenomeni ku vijnë veliera që shkëmbejnë drogë dhe para në brigje të caktuara të këtyre shteteve. Duhet të ketë ndodhur një shkëmbim, mendoj sepse nuk është gjetur mall… Atëherë mund të themi se ky është vrarë dhe veliera ka ardhur në brigjet tona i pa drejtuar nga askush”, sqaroi Kramuço.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit