Transmetuar më 12-09-2024, 18:58

Me urdhër të Gjykatës së Mitrovicës, policia ka zhvilluar një aksion pranë një dege të Bankës Popullore të Serbisë në Kosovë, dhe Drejtorisë së Thesarit në Leposaviç.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani sipas mediave në Kosovë.

Ai tha se operacioni është pjesë e një hetimi në vazhdim për krime ekonomike, konkretisht për pastrim parash.

“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë, po bastisen lokalet e Bankës Popullore të Serbisë, dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike janë duke hetuar një rast të pastrimit të parave që ka pasur lidhje me bankat më herët,” tha Elshani.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, dhe më shumë detaje priten të dalin nga autoritetet përgjegjëse.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit