Transmetuar më 11-09-2024, 12:33

Frikë brenda shtëpisë për familjen e Roberto D’Aversa. Trajnerit të Empolit, mbrëmë i hynë hajdutët në shtëpi për ta grabitur. Me të ishin gruaja dhe tre fëmijët, ende të tronditur nga ajo që ndodhi. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Mund të konsiderohet si një natë ankthi kjo për njërin nga trajnerët e Serie A dhe familjen e tij. Incidenti i rëndë ndodhi në Empoli. Më i vogli nga tre fëmijët u trondit veçanërisht, por asnjë anëtar i familjes nuk u lëndua.

Ata janë të gjithë mirë, pavarësisht frikës dhe episodit të tmerrshëm. Nga dita e sotme, trajneri nga Pescara do të duhet të përpiqet të rifitojë përqendrimin dhe të përgatitet sa më mirë për ndeshjen kundër Juventusit, të planifikuar për të shtunën në orën 18:00.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit