Transmetuar më 11-09-2024, 12:28

Fier, 11 shtator 2024/noa.al – Bëhet edhe më e shëmtuar ajo që ndodhi në Roskovec. Xhaxha e nip u vranë me armë zjarri dhe për këtë krim të dyfishtë u vetëdorëzua në polici Altin Kuka, por doli se ai mori përsipër fajin që të fshehë përfshirjen e 2 djemve të tij.

Zbulimi erdhi në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Roskovec, ku u vranë me armë zjarri xhaxha e nip Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj. Në të vërtetë Lavdimiri dhe Gramozi janë vëllezër por babai i tyre ia dha njërin vëllait të vet që e birësimit ligjërisht.

Sot, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

I dyshuari Altin Kuka pas arrestimit

Altin Kuka, 49 vjeç, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier.

Arrestimi i të treve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, Lavdimir Kurtaj 46 vjeç, dhe G 52 vjeç, për motive të dobëta.

Por ngjarja dhe përfshirja nuk mbaron këtu: Gjithashtu, u refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin Y. Kuka, 79 vjeç, banues në fshatin Kurjan, babai i Altin Kuka), për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive".

E sakaq në këtë histori është përfshirë edhe 67 vjeçari T. Z., banues në fshatin Çukalat, i cili u arrestua dhe akuzohet për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit