

Lautaro Martinez është një lider i lindur, nuk humbet asnjë rast për ta demonstruar këtë, qoftë edhe me fjalë. “Toro” ka publikuar një postim në Instagram, pas humbjes 2-1 të Argjentinës ndaj Kolumbisë. Duke komentuar disfatën e Albiceleste, kapiteni i Interit nënvizon:
"Një ndeshje e vështirë, në një fushë gjithmonë të komplikuar. Përfundimi i kësaj xhiroje të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026 me një humbje nuk ishte ajo që donim. Ta mbajmë kokën lart, gjithsesi, dhe të mendojmë për atë që do të vijë. Gjithmonë të bashkuar dhe pozitivë".
Kampionia e botës dhe e Amerikës, Argjentina nuk është mësuar të humbasë, por ndonjëherë mund të ndodhë. Kështu ndodhi ndaj Kolumbisë. Leandro Paredes, mesfushori argjentinas, foli për “TyC Sports” pas ndeshjes: “E dinim se sa e vështirë ishte të luash këtu, në këtë moment dhe me këtë rival shumë intensiv”.
Paredes gjithashtu nuk e fshehu se vapa bëri diferencën: "Ishte 36 gradë, shumë nxehtë. Këtë e dinim tashmë, gjithsesi. E dinim se do të ishte e vështirë, por vapa duhet konsideruar pengesë për të dyja kombëtaret”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






