

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e sotme në Rinas, ku një avion i “Air Albania” që do të udhëtonte drejt Stambollit u detyrua të ndalej në pistë pasi njëri nga pasagjerët tentoi të hapte derën e emergjencës.
Avioni ishte duke u ngritur dhe mes udhëtarëve ishte dhe një indian që po deportohej nga Shqipëria për në Indi me ttanzit përmes Stambollit.
Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës, siç duket edhe në këtë video më poshtë.
I riu, në dëshpërim nga deportimi, kishte hapur njërën derë, ndërsa avioni ishte në pistë. Bashkë me derën ishte hapur edhe jastëku/rrëshkitësja e ajrit, e emergjencës së evakuimit. Shtetasi i huaj është shtrirë tek dera e avionit në përpjekje për të kundërshtuar dëbimin. Avioni nuk ka lëvizur nga vendi derisa është tejkaluar situata.
Indiani është ndaluar nga ekuipazhi i avionit, si dhe pasagjerë.
Veprimi i tij terrorizoi pasagjerët në bord.
Pamjet e mëposhtme i publikoi gazetari Dashamir Biçaku i cili përgatiti këtë raport:
Prag tragjedie në Rinas
Indiani hap derën e avionit të Air Albania, për të mos u depërtuar nga Shqipëria
Një indian që po depërtohej nga Shqipëria drejt Indisë, nëpërmjet tranzitit të Stambollit, shkaktoi jo pak panik, të martën me 10 shtator rreth orës 20:00, tek sa ka mundur të hapë një nga dyert e avionit duke tërhequr dorezën e sigurisë.
Emri i tij nuk dihet por avioni është ndaluar në pistë pak momente pas incidentit, duke mos mundur të niset.
Fluturimi nga informacioni është shtyrë për më vonë.
Reagimi i stafit të stjuardëve qe i shpejtë duke shmangur një tragjedi të mundshme.
Siç shihet personi është i shtrirë në dyshemenë e avionit, pranë derës që ndodhet tek kabina.
Siç shihet në foto, jastëku i ajrit i zbritjes së emergjencës është i hapur. Nëse një veprim i tillë do të kryhejnë fluturim, pasojat do të kishin qenë edhe më të rënda.
Në rastet e depërtimit të personave që kryhen me forcë duhet të shoqërohen domosdoshmërisht me personel sigurie, për të shmangur situata që mund të sjellin tragjedi.
Rasti është i ngjashëm me atë të vitit 2006, kur një turk që po depërtohej nga Shqipëria në Turqi, alarmoi Shqipërinë, Turqinë dhe Italinë, duke shkaktuar rrëmbimin e avionit me të cilin udhëtonte.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






