Transmetuar më 10-09-2024, 11:49

KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në buyrg 21-vjeçarin, i cili prej më shumë se një viti bashkëjetonte me një 14-vjeçare, e cila u bë nënë para pak ditësh.

Ndaj të riut rëndon akuza “marrëdhënie seksuale me të mitur”. Kur 14-vjeçarja e komunitetit rom lindi në maternitet, uniformat blu i vunë prangat të riut.

Pas arrestimit të tij e mitura baxshkë me familjarët e saj kanë bërë thirrje për lirimin e tij nga burgu, pasi sipas tyre të dy familjet ishin të informuar dhe dakord për lidhjen e tyre. Ajo shprehej se partneri ishte ai i cili kujdesej për të duke bërë dy punë, me qëllim që ti siguronte ushqim asaj dhe fëmijës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit