Transmetuar më 10-09-2024, 11:41

“Interi nuk gaboi me nënshkrimin e Josep Martinez. Ai është i ri, i fortë, portier i së ardhmes”. Gianluca Pagliuca është i bindur për këtë. Duke folur për “Tuttosport”, ai nënvizoi se si në skuadrat e mëdha, shumë trajnerë kërkojnë të kenë dy lojtarë në çdo rol, edhe në portë:

“Interi është një ekip ambicioz, që dëshiron të fitojë, ndaj ka dy portierë të shkëlqyer në dispozicion. Gjithsesi, Martinez e di se cili është roli i tij, të paktën këtë sezon, ai i zëvendësuesit të Sommer”.

Në veçanti, duke folur për ish-numrin një të Genoa, Pagliuca përsërit konceptin e tij: "Po flasim për një portier që mund të bëhet e ardhmja e Interit. Unë e miratoj 100% investimin e bërë nga klubi zikaltër për të. Tani i takon atij të demonstrojë sa vlen, të shfrytëzojë mundësitë që do t’i jepen këtë sezon për të fituar besimin".

Pagliuca përzgjodhi edhe portierin më të mirë në Serie A, i cili sapo ka pushuar së luajturi, pikërisht Szczesny: "Nuk e kuptova zgjedhjen e Juventusit. Di Gregorio është një portier shumë i mirë, por Szczesny, edhe pse në moshën 34-vjeçare, mund të ishte ende numri një i çdo ekipi të madh”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit