Transmetuar më 10-09-2024, 11:24

Ndeshja ndaj Holandës po afrohet gjithnjë e më shumë. Gjermania do të dalë sonte në fushë për të sfiduar portokallinjtë në xhiron e dytë të Ligës A të Ligës së Kombeve. Trajneri Julian Nagelsmann foli kështu në konferencën për shtyp për kundërshtarët e radhës:

"Individualisht, holandezët janë më të konsoliduar se hungarezët. Ata kanë një përzierje të mirë të cilësisë dhe fizikut. Shpresoj që stadiumi do të jetë plot, të krijohet atmosferë sa më e mirë. Do të jetë një ndeshje emocionuese, mezi po e presim.

Mbi formacionin startues kundër Holandës: “Nuk kemi ndërmend të ndryshojmë gjithçka. Sigurisht ka gjëra që ne mund t’i bëjmë në të njëjtën mënyrë. Holanda është kundërshtar ndryshe, me një stil tjetër loje, ndaj duhet t’i përshtatemi”.

“Përmbysja” në kombëtaren gjermane pas largimeve të fundit të senatorëve: “Në futboll është normale që lojtarët më të vjetër të largohen nga ekipi. Kjo është më e zakonshme në nivel kombëtar sesa në nivel klubesh. Sigurisht që ka disa paralele. Ju mund të shihni se lojtarët e rinj ndihen të qetë. Nuk ka asnjë avantazh të jesh i ri apo i vjetër, thjesht duhet të japësh më të mirën”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit