Transmetuar më 10-09-2024, 11:05

KUKËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Kukës. Sipas raportimeve, një automjet ka rrëshqitur në humnerë duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit me inicialet A. I.

Aksidenti mendohet se ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Topojan e Breki ku për shkak të lagështirës mjeti ka rrëshqitur rreth 30 metra duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të mjetit, i cili nuk ka arritur t’ju mbijetoj plagëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit