Transmetuar më 10-09-2024, 10:46

Beppe Marotta, presidenti i Interit, foli për mediat e pranishme nga ceremonia e çmimit “Nereo Rocco” në “Coverciano”: "Unë jam i sigurt për këtë grup lojtarësh, trajneri Inzaghi mund t’i çojë ata larg. Duhet durim dhe kohë për t’i shkrirë me ekipin lojtarët e ardhur rishtas në merkato, por po shprehim nivel të lartë cilësie.

Çfarë ndodhi me këshillin e njerëzve të mençur?

Do të funksionojë së shpejti, por me frymë konsultative dhe joekzekutive, duke ndjekur udhëzimet e federatës. I yni është vetëm një kontribut përvoje për lëvizjen futbollistike italiane. Është e drejtë të dëgjohet zëri i ekspertëve.

A është rritur niveli në Serie A?

Rrjeti i të interesuarve për të fituar ka qenë i njëjtë prej vitesh, me autoritet do të shtoja edhe Atalantën. Bergamaskët meritojnë lavdërime për atë që kanë bërë dhe për pozicionin që kanë fituar vitet e fundit në Itali dhe Europë.

A dëshironi t’iu përgjigjeni akuzave të Comisos?

Jo, kam shumë respekt për të. Sidoqoftë, Interi i përmbush të gjitha detyrat dhe kriteret financiare që FIGC dhe UEFA na kërkojnë t’i respektojmë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit