Transmetuar më 09-09-2024, 08:49

Të paktën 48 persona kanë humbur jetën në Nigeri, pasi një cisternë karburanti u përplas me një kamion që transportonte pasagjerë dhe bagëti.

Agjencia Shtetërore e Menaxhimit të Emergjencave të Nigerit tha se përplasja ndodhi rreth orës lokale 00:30 të dielën dhe shkaktoi një shpërthim që përfshiu të dy automjetet.

Nga shpërthimi janë kapur edhe një sërë automjetesh të tjera. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dy automjetet, të cilat janë djegur tërësisht, si dhe një numër bagëtish të ngordhura.

Për “Reuters”, një punonjës i ekipit të shpëtimit tha se po punonin për të gjetur trupa, si dhe kafshë të ngordhura që ndodheshin ende brenda automjetit.

Shpërthimet dhe aksidentet e cisternave të karburantit janë të zakonshme në Nigeri, pjesërisht për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit