"Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë dhe mes këtyre fqinjëve është edhe Shqipëria", kështu tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një konferencë për shtyp në kuadër të Panairit Ndërkombëtar në Selanik.
Mitsotakis theksoi se mes dy vendeve ka patur një periudhë të vështirë diplomatike, dhe tha se çështja e pronave të minoritarëve grekë në Shqipëri, sipas tij, do të jetë parakusht për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Në pjesën që lidhet me diplomacinë, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për Shqipërinë, veçanërisht pas rastit të Fredi Bellerit, Mitsotakis vuri në dukje se kanë kaluar një periudhë të vështirë në planin dypalësh, theksoi se duan marrëdhënie të mira, por ato “kalojnë duke respektuar të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri”.
Ai shtoi se çështja e të drejtave pronësore është ende aktuale dhe "është një parakusht i domosdoshëm që vendi të ecë përpara në rrugën evropiane".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd