

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme te kryqëzimi i Golemit, ndërsa raportohet për një të plagosur.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 17:50, në fshatin "Golem", raporton noa.al duke cituar policinë lokale.
Nga të dhënat e para dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renaldo Kola, 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar pa vonesë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /noa.al
Dyshohet se Marjo Kroni, po lëvizte me një furgon të bardhë.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen.
Policia ndodhet në vendgjarje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






