Transmetuar më 08-09-2024, 09:06

Një konflikt i ndodhur mes shqiptarëve në Greqi, ka degraduar në përdorimin e thikës.

Media greke “protothema”, shkruan se përplasja fillimisht ka nisur në një lokal dhe më pas ka vazhduar dhe jashtë saj.

Sipas autoriteteve greke, një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë nga bashkëatdhetari i tij.

Autori i sulmit është identifikuar dhe është në kërkim nga policia.

I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit