Transmetuar më 07-09-2024, 23:05

TIRANË- Është përfshirë nga flakët një dyqan në zonën e Medresesë. Sipas informacioneve, zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa mësohet se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shuar flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit