Transmetuar më 06-09-2024, 12:26

“Për fjalët e Vinicius duhet të them vetëm një gjë: respekti për diversitetin është pjesë e ADN-së sonë”. Kjo është përgjigja e ministrit të brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, ndaj yllit brazilian të Real Madridit, i cili në orët e fundit ka diskutuar sërish, me deklaratat e tij, për problemin e racizmit në vendin iberik.

“Lufta kundër krimeve të urrejtjes, si në fushat sportive, ashtu edhe në përgjithësi, është një nga prioritetet e qeverisë spanjolle”, – shtoi ministri në fjalitë e cituara nga mediat iberike. Tashmë objekt i incidenteve të shumta të fyerjeve dhe ulërimave raciste drejtuar atij, sulmuesi brazilian ka rindezur debatin në lidhje me këtë, me deklaratat e bëra për CNN:

“Nga tani deri më 2030 ka ende një diferencë të mirë kohe për t’i përmirësuar gjërat, kështu që shpresoj se Spanja do të evoluojë dhe të kuptojnë se sa serioze është të fyesh një person për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij. Nëse gjërat nuk përmirësohen nga tani deri në vitin 2030, unë mendoj se është e drejtë t’i hiqet Kupa e Botës si vend organizator Spanjës".

Vinicius-it iu përgjigj gjithashtu, ndër të tjera, bashkëlojtari i tij i Real Madridit, Dani Carvajal, gjithashtu mbrojtës krahu në kombëtaren spanjolle: "E di që Vinicius vuan për shkak të disa banditëve, por Spanja, një vendi me shumë kultura, nuk e meriton t’i hiqet Kupa e Botës".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit