Transmetuar më 05-09-2024, 18:48

Gazetarja, producentja dhe moderatorja e diss programeve të njohura televizive, Ermira Çausholli, vjen para shikuesve me programin më të rëndësishëm social në vend, "Hipokratin".

Ky emision që transmetohet në Top Channel, sjell filozofinë e jetesës së shëndetshme, synon të jetë guida e njerëzve dhe pacientëve në përballjen me sëmundje, duke promovuar mjekësinë e sigurtë.

Nga ky sezon i ri, “Hipokrati” moderohet nga Ermira Çausholli. Ajo ka vendosur të provojë një tjetër sfidë pasi më herët drejtoi programet e tjera si "E ardhmja është vajzë" dhe programi më i dashur në vite në televizionet shqiptare, "Histori dashurie".

Ermira Çausholli thotë se "Hipokrati" që do të drejtojë nga e shtuna 14 shtator ora 15.40, është "programi që do të na bashkojë në më te rëndësishmen e të gjithëve ne, shëndetin".

"Debate, informacion për çdo problematikë shëndetësore, mjekë që do të përgjigjen e flasin ne gjuhën tuaj, për të informuar dhe ndikuar mirëqenjen tuaj.

Histori suksesi të mjekëve tanë më të mirë, anembane Shqipërisë. Këshilla, të rejat më të fundit të shkencës në mjekësi, mite e të vërteta.

Personazhe të njohur që do të ndajnë me ne problematikat e shëndetit të tyre".

E pra, 14 shtatori po vjen, ndiqni çdo të shtunë, ora 15.40 “Hipokratin" me Ermira Çaushollin, në Top Channel për t’u ndjerë të informuar dhe të shëruar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit