Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin e 30 zyrtarëve të lartë, pasi ata dështuan të parandalojnë përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën Korenë e Veriut këtë verë që vranë rreth 4,000 njerëz, sipas mediave koreano-jugore.
Një zyrtar i Koresë së Veriut, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Kim ndoqi penalisht 20 deri në 30 persona në pushtet për korrupsion dhe shpërdorim detyre dhe i dënoi me vdekje. “Është konfirmuar se 20 deri në 30 zyrtarë të qarkut në zonën e goditur nga përmbytjet u ekzekutuan në të njëjtën kohë në fund të muajit të kaluar”, tha ai.
Identiteti i zyrtarëve që u ekzekutuan nuk u përmendën në raport, por Kang Bong-hoon, sekretar i komitetit të partisë provinciale të Chagang që nga viti 2019, ishte në mesin e zyrtarëve të shkarkuar nga Kim në një takim urgjent për fatkeqësitë e përmbytjeve.
Ish-diplomati i Koresë së Veriut Lee Il-yu i tha Chosun TV se pas takimit me Kim, zyrtarët në provincë ishin të shqetësuar se së shpejti do të vdisnin.
Deri më tani informacionet për ekzekutimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut kishte raportuar më parë se Kim kishte urdhëruar që zyrtarët përgjegjës të “dënoheshin rëndë” pas përmbytjeve shkatërruese që goditën provincën Chagang në korrik, duke vrarë rreth 4,000 njerëz dhe duke zhvendosur më shumë se 15,000.
Kim shkoi muajin e kaluar në zonat e prekura për të inspektuar situatën. Ai bisedoi me banorët e provincës dhe vlerësoi se do të duheshin muaj për të rindërtuar lagjet e përmbytura. Udhëheqësi i Koresë së Veriut kishte sulmuar gjithashtu Korenë e Jugut mbi vlerësimet e saj për numrin e të vdekurve, duke mohuar pretendimet se mijëra njerëz u vranë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd