Transmetuar më 04-09-2024, 12:18

KORÇË- Një i paraburgosur në IEVP Korçë ka ndërruar jetë ditën e sotme. Bëhet fjalë për Aurrel Sabriun, i cili ishte arrestuar më 22.05.2024 për dhunë në familje.

Mësohet se pas takimit me të atin, Sabriu humbi ndjenjat në dhomën e tij dhe u transferua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake ku për pasojë humbi edhe jetën.

Njoftimi i policisë:

I paraburgosuri Aurrel Sabriu ka ndërruar jetë sot, më datë 04.09.2024, rreth orës 10:30, në Reanimacionin Qendror të QSUT-së.

Shtetasi i paraburgosur ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin.

Me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për njoftimin e Prokurorisë, Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, si dhe Specialistit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHKBSB).

I paraburgosuri Aurrel Sabriu, i lindur më 29.08.1975 në Maliq, ishte arrestuar më 22.05.2024 për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë më datë 25.05.2024 nga Komisariati i Policisë Korçë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit