Transmetuar më 03-09-2024, 21:13

KOSOVË- Disa mbetje mortore janë gjetur ditën e sotme në Mitrovicën e Veriut. Dyshohet se këto mbetje mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Në njoftim thuhet se pas njoftimit nga Policia e Kosovës, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore.

“Komisioni do t’iu njoftoj pas verifikimit dhe konstatimit nga IML, nëse të njejtat janë më interes forcenzik, dhe potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listes së personave të zhdukur”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit