
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, 3 Shtator 2024/noa.al – Dy persona janë plagosur me armë zjarri në një ngjarje kriminale që ndodhi sot në Tiranë.
Ngjarja ndodhi pak më parë në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, raporton noa.al duke cituar burime nga vendngjarja.
Raportohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç.
Ata janë dërguar dhe momentalisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Dyshohet se gjendja e tyre është e rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
