Transmetuar më 03-09-2024, 12:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku është gjetur një trup i pajetë, në një banesë të pabanuar.

Mësohet se kufoma është gjetur në “Rrugën C” në kryeqytetin e Kosovës, nga një punonjës ndërtimi, i cili ka lajmëruar edhe policinë.

Nuk dihet shkaku i vdekjes së viktimës apo dhe identiteti.

Raportohet se kufoma u dërgua në morg ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

“Rr. C, Prishtinë 02.09.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në një shtëpi të pabanuar kishte gjetur një trup të pajetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML. Rasti është duke u hetuar”– njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit