Transmetuar më 02-09-2024, 08:56

Pamjet që shihni në video janë nga përplasja mes dy grupeve të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë,

Mediat e Kosovës raportojnë se përplasja ka ndodhur mes Sekiraqët dhe Capat, ndërsa shkak duket se janë bërë konflikte të mëparshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në Aktash të Prishtinës.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka deklaruar se në QKUK janë sjellë pesë të plagosur.

“Janë sjellë pesë të plagosur, të cilët po trajtohen. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Syla.

Të plagosurit janë identifikuar si shtetasit Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi, Valdrin Ademi.

Ka dyshime se në vendin e ngjarjes ka mbetur edhe një i vdekur por ende nuk ka njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës mbi këtë rast.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit