Transmetuar më 31-08-2024, 22:53

Një ushtar ukrainas është dërguar sot pa shenja jete në emergjencën e Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi shtoi se në emergjencë, ushtari ukrainas i lindur në vitin 1992, u soll nga FSK-ja.

“Me datë 31.08.2024, rreth orës 11:35 emergjenca e spitalit të Prizrenit ka informuar policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar Ukrainas i lindur me 1992, pasi qe i njëjti ka pësuar arrest kardiak dhe sipas mjekut kujdestar ne emergjencë është pranuar pa shenja jeta”, tha Bytyqi për mediat në Kosovë.

“Patrulla policore ka arrit në emergjence se bashku me hetimet. Ndërsa është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti u inicua si “Hetim i Vdekjes”. Hetues kujdestar nga SRH-Prizren gjithashtu kanë qenë në Spitalin Rajonale në Prizren.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Hetuesit në koordinim me zyrtarin përgjegjës të FSK-se kanë ndërmarr të gjitha masat adekuate për njoftimin e institucioneve përgjegjëse lidhur me ushtarin e ndjerë. Rasti vazhdon te hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren”, shtoi ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit