Transmetuar më 29-08-2024, 22:46

KOSOVA- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes rreth orës 19:00, në afërsi të Sllatinës në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Kosovë, nga ku raportohet se një automjet është rrokullisur në rrugë. Në automjet mësohet se ndodheshin pesë persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, deklaroi se përveç dëmeve të rënda trupore, raportohet edhe për pasoja fatale nga ky aksident. Sipas informacioneve të para, personi që po drejtonte automjetin, dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të.

“Me datën 29.08.2024, rreth orës 18:56, policia ka pranuar informatën se afër fshatit Sllatinë, drejtimi Prishtinë-Pejë një veturë në të cilin gjendeshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe është shkaktuar një vetaksident”, ka deklaruar ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit