Transmetuar më 29-08-2024, 19:28

Një 18-vjeçare është arrestuar në Selanik nën akuzën penale për përdhunimin e një 20-vjeçari.

Djali 20-vjeçar iu drejtua policisë duke u ankuar se 18-vjeçarja kishte shfrytëzuar gjendjen e tij të keqe, për shkak të konsumimit të alkoolit para se siç tha ai, ajo ta fuste me zor në krevat dhe ta detyronte të kryenin aktin seksual.

Prokurori ka ngritur kallëzim penal ndaj vajzës 18 vjeçare për akt intim pa pëlqimin e viktimës dhe më pas e ka dërguar dosjen në gjykatë.

Akti dyshohet se është kryer pasditen e së martës në një shtëpi të braktisur, në verilindje të Selanikut, tha sot policia lokale.

I riu i tha hetuesve se atë natë ai nuk dëshironte të kryente marrëdhënie me vajzën, por ajo e detyroi.

Ndërsa vajza tha se nuk e pranon akuzën. Ajo nuk dha shpjegime të mëtejshme, por pranoi se kishte kryer marrëdhënie me 20 vjeçarin.

/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit