Kur jemi të vegjël, prindërit na mësojnë se nuk duhet të gënjejmë në asnjë lloj rrethane. Mirëpo, kur rritemi kuptojmë se për përmirësimin e një marrëdhënieje në çift, na duhet të gënjejmë. Mund të tingëllojë e çuditshme për ju, por po është e vërtetë. Nuk e kemi fjalën për gënjeshtra të tipit, të jeni të pabesë, të mos tregoni se ku jeni, apo se çfarë po bëni, pra që mund të kenë pasoja të mëdha.
E kemi fjalën për gënjeshtra që do ju ndihmojnë të mos lëndoni qëllimisht partnerin, p.sh. kur gjella nuk është gatuar në mënyrë perfekte, por ju vazhdoni të hani, apo nëse jeni lodhur dhe shikoni që ai do të flasë për një problem, ju e dëgjoni përtej ditës së mirë që nuk keni kaluar.
Këto janë gjeste që tregojnë dhembshuri dhe mirëkuptim. Ju thjesht bëni lëshime të vogla sepse e doni partnerin tuaj. Të gjithë e dimë se përqafimet mund të jenë ngushëlluese në kohë të vështira. Përqafimi vepron gjithashtu si një stimulues i intimitetit, veçanërisht nëse përqafoheni për një kohë të gjatë.
Sipas “Psychology Today”, përqafimi për 20 sekonda mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për marrëdhënien tuaj. Jo vetëm që këto përqafime të gjata ndihmojnë në krijimin e një lidhjeje mes një çifti, por përqafimet 20 sekonda gjithashtu mund të stimulojnë prodhimin e oksitocinës, një hormon i njohur si “hormoni i dashurisë” që lidhet me ‘zgjimin’ seksual dhe lidhjen e fortë në çift.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd