Transmetuar më 27-08-2024, 22:03

Një 28-vjeçar nga Kosova është ndaluar në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përkatësisht në Bllacë.

Kjo u konfirmua nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, por pa specifikuar detaje shtesë rreth këtij operacioni. Nga kontrollet e kryera ka rezultuar se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Interpol.

“Në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një 28-vjeçar nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën ‘arrest’ me kërkesë të Interpolit. Ai është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme”, kanë njoftuar nga MPB-ja maqedonase, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit