KOSOVË- Qytetarët e Kosovës deri sot kanë mund të bëjnë konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës. Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, gjatë ditës së sotme janë bërë 184 kërkesa për konvertim.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për RTKlive se që nga fillimi i afatit, më 10 maj deri sot 6509 persona aplikuan për konvertim të patentë shoferëve.
“Në Leposaviq janë 2018kërkesa për të konvertuar patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1576, në Zubin Potok 961, në Zveçan 1177, në Graçanicë 223, në Kamenicë 105, në Shtërpcë 74, në Gjilan 53 etj”, tha ai.
Nga e hëna, më 26 gusht, Policia e Kosovës do të nisë vënien e gjobave nëse dikush prezanton patentë shoferi të lëshuar nga Serbia për qytetet e Kosovës. Gjobat për mospasje të patentës të lëshuar nga Kosova variojnë nga 500 deri në 1.500 euro.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd