Transmetuar më 20-08-2024, 16:46

Blogerja Klea Prenga, e cila u dhunua brutalisht më 9 gusht në një lokal në Tiranë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka publikuar foto të gjendjes së saj aktuale në rrjetet sociale. Në fotot e publikuara, duket qartë se gjendja e saj është përmirësuar, megjithëse disa shenja të dhunës janë ende të dukshme në fytyrën e saj.

Klea ka shpërndarë një citat biblik, “Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses,” duke shprehur forcën dhe qëndrueshmërinë e saj përballë situatës.

Në lidhje me ngjarjen, më 19 gusht, policia ka sekuestruar dy automjete: makinat që motrat Berisha përdorën natën e ngjarjes dhe një tjetër që ata kishin përdorur më pas. Aktualisht, motrat nuk rezultojnë të jenë larguar jashtë vendit dhe çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës. Mësohet se është lëshuar një urdhër ndalimi për to për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

Shkaku i dhunës, sipas hetimeve të para, duket të jetë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj për të paktën një vit. Ngjarja ndodhi në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit, ku motrat afruan Klea dhe e goditën me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Pavarësisht traumës, Klea ka ruajtur një qëndrim të fortë dhe nuk ka zbuluar asnjë informacion të mëtejshëm mbi arsyet e dhunës gjatë hetimeve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit