
Të dhënat po ngarkohen...

Aksidenton të miturin me ciklomotor, 18-vjeçari largohet nga vendi i ngjarjes, por arrestohet nga policia vetëm pak momente më pas.
‘Një 18-vjeçar ka aksidentuar me një ciklomotor pa leje drejtimi një të mitur 9-vjeç në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Bëhet me dije se pas aksidentit i riu me inicialet A. Sh., është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Ndërkohë, fëmija ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme’, njofton policia.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
