
Të dhënat po ngarkohen...

Dy motrat Antonela dhe Marinela Bershaj vijojnë të jenë në kërkim prej 10 ditësh, pas dhunës që ushtruan ndaj modeles Klea Prenga.
Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, burimet bëjnë me dije se dy motrat rezultojnë në Shqipëri. Të paktën zyrtarisht nuk raportohet se kanë kaluar kufirin për t’u arratisur në ndonjë vend tjetër.
Çështja në ngarkim të dy motrave Berishaj është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se janë sekuestruar dy mjetet me të cilat kanë lëvizur, mjeti që kanë përdorur për të shkuar deri në restorantin ku dhunuan modelen, por edhe mjeti me të cilin janë arratisur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
