Transmetuar më 15-08-2024, 09:21

Nga YLLI MANJANI

Në më pak se 24 orë nga reagimi, dukshëm me pahir i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për ngjarjen e Pogradecit, dolën në pak rrenat që deziformuan publikun. Prokurorja e çështjes atje, dukshëm e vënë nën presion të jashtëzakonshëm, kreu një lëvizje shumë interesante, që në thelb nxori gënjeshtare të gjithë policinë e shtetit dhe zëdhënësin e saj, Edi Rama.

Duke marrë nën përgjegjësi penale një inspektor policie, që ka qenë prezent në vendngjarje, me dyshimin e arsyeshëm se ai ka keqorientuar hetimet duke mos mbledhur provat e plota, në thelb provon se Muhamed Rrumbullaku dhe zëdhënësi i tij, Edi Rama, GËNJYEN publikun.

Pra, po na del se Policia nuk ka kryer hetimet e duhura dhe e ka keqreferuar çështjen në prokurori. Ekzakt këtë gjë kanë thënë familjarët e viktimës dhe mediat që iu janë referuar atyre. Policia pra, NUK NA PASKA QENË KORREKTE! NUK E KA BËRË DETYRËN!

Nëse vijojmë më tej logjikën e të gjitha deklarimeve të zotit Rrumbullaku dhe zëdhënësit të tij, Edi Rama, nuk emetojnë informacione që bazohen në fakte reale, por në rrena. Në sajesa tipike policësh të zënë në faj, "mjeshtëri" tipike kjo e Ardi Veliut, me mendtë e të cilit foli dje gjithë qeveria.

Policia e Pogradecit, duke mos kryer veprimet e duhura hetimore në vendngjarje, E PASKA FSHEHUR që çke me të të vërtetën. Nuk po i hyj pastaj debatit mbi kualifikimin ligjor, sepse nuk ka shans të jetë serioz edhe nëse është bërë referimi për vrasje me dashje, kur policia paska patur versionin e një të dehuri që ra në tokë pas një zënke. Ajo rrenë u pa që dje.

Dhe rrena e fundit ishte mbi ekstradimin nga Dubai. Krye rrena më e madhe që ekziston. Dmth nga halli i Pogradecit, dje na doli se policia e Rrumbullakut na qenka mbi shtetin dhe mbi shtetet, sepse na paska ekstraduar dy persona nga një vend me të cilin nuk kemi marrëveshje. Atë që se bën dot Ulsiu, na e bëri medemek policia… qesharake!

Siç e sqaroi thjesht avokati këtë histori, personat kanë vendosur të paraqiten vetë para drejtësisë dhe janë vetëdorëzuar në komisariatin e Rinasit, pasi kanë udhëtuar nga Dubai në Turqi dhe në vijim në Tiranë. Pra, janë vetëdorëzuar dhe jo ekstraduar!

Tani, kush rren?!

Kush dezinformon?!

Media apo Policia dhe zëdhënësi i saj, Rama?!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit