Transmetuar më 15-08-2024, 07:13

Stresi ka reaguar sërish nga arratia si i akuzuar për përfshirje në sherrin në Pejë. Në një intervistë për mediat në Kosovë reperi shprehet se ndodhet rreth 300 km larg Tiranës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Teksa thekson se është i pafajshëm në këtë ngjarje bashkë me Noizy-n dhe DJ Crax, ai shprehet se pasi të përfundojë çështja kanë projekte të mëdha. Sakaq vendimin për të ekstraduar Noizy-n ai e quan absurd dhe një gjë që nuk do të ndodhë pasi çështja do të përfundojë në Shqipëri.

“Aktualisht ndodhem 300 kilometra metra larg Tiranës, jam shumë mirë. Po pres shqyrtimin si do shkoj kjo çështje. E kam menduar të dorëzohem, por duke parë rrjedhojën e çështjes si i ndodhi vëllait tonë Noizyt dhe Crax-it, kam menduar se është diçka padrejtësisht dhe nuk jam dorëzuar, sepse nuk besoj se drejtësia matet me fjalët e dikujt se është absurd. Po pres dhe kur të vij dita do të dorëzohem. Nuk kam pasur kontakte me Noizyn dhe Dj Crax sepse ata ndodhen në paraburgim, por kam pasur kontakte me një familjar të tij, është shumë mirë dhe po pret ta zgjidhin këtë çështje.

Nuk mendoj se ai do të ekstradohet në Kosovë, por mendoj se çështja do të zgjidhet në Shqipëri dhe ai do dali dhe unë do dalë nga arratia dhe së bashku do të shkojmë në Pejë që të japim deklaratë. Nuk besoj se Prokuroria e Pejës bazohet në fjalët e dikujt. Shpresoj që të shihemi sa më shpejt ka thënë”, Stresi.

Noizy së bashku me mikun e tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax u arrestuan në Shëngjin pasi akuzohen se bashkë me disa persona të tjerë kanë dhunuar në një lokal në Pejë Muhamet Isenin, një personazh i njohur në Tik-Tok.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit