Transmetuar më 13-08-2024, 23:21

Një mesazh me qëllime mashtrimi raportohet se u është dërguar shumë qytetarëve në Shqipëri, gjatë orëve të fundit.

Mesazhi pretendon se është dërguar nga posta “DHL”, dhe ju fton të “zhbllokoni nga dogana” një porosi, që në fakt ju se keni bërë kurrë.

Bashkangjitur me mesazhin është edhe një link ku qytetarët ftohen ta vizitojnë për të marrë pakon.

Ky mesazh është qartësisht një mashtrim, dhe klikimi në linkun e dërguar mund të sjellë pasoja.

Ajo që mund të bëni në këtë rast, nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë, teksa gjendeni brenda mesazhit, mund të klikoni te tre pikat në cep të ekranit, dhe ta bllokoni apo ta raportoni si “spam”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit