Tiranë – Morën me forcë një 22-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, pas reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, identifikohen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar.
Ardit Cara dhe Arjan Dukaj janë autorët e dyshuar të rrëmbimit të djalit 22 vjeçar i cili është rikthyer në shtëpi pa probleme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, morën njoftim nga qytetarë të rastësishëm se 2 të rinj kishin marrë me forcë, në automjet, një 22-vjeçar.
Forcat policore kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar: Ardit Cara 18 vjeç, dhe Artan Dukaj, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ata akuzohen për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Kanosja", "Shkatërrimi i pronës", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 djem, pas një konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin E. G., 22 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.
Materialet i kaluan Prokurorisë. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd