Nga Ylli MANJANI
Nuk ma merrte mendja që krenarinë tonë kombëtare në mundje do t’ua jepnim me konçension çeçenëve. Edhe ku? Në mundje, sport në të cilin historikisht kemi patur kampionë konkurrues në çdo peshë e stil.
Në rininë time mbaj mend që vetëm Lezha kishte kampionë absolutë mundjeje në të gjitha stilet, moshat dhe peshat. Sami Deda dhe Arben Kola më vijnë ndërmend tani si kampionë absolutë, por edhe të tjerë, që nuk patën kurrë mundësinë të konkuronin në gara olimpike.
Mundës kampionë kishte Partizani, Dinamo dhe Kukësi. Hidhnin në tuç këdo që u dilte para. Po të garonin siç garohet sot, do të ishin vërtetë krenaria jonë. Siç ishin në fakt për kohën kur garonin.
Sot krenohemi me çeçenin rus, që është edhe kolonel në ushtrinë e NATO-s, madje… O sa mirë me qenë çeçen, o hej!
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd