Transmetuar më 07-08-2024, 14:51

Vizitorët dhe turistët e huaj po e zbukurojnë edhe kurorën e Urës së Mesit në Shkodër.

Ajo është një ikonë e rilindur e historisë dhe arkitekturës së shek të XVlll-të, tanimë e restauruar me të gjithë kujdesin e nevojshëm dhe e kthyer në një objekt tërheqës turistik.

Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir.

Ajo është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë.

E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën.

Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë.

Me gjatësi 108 metër, gjërësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri.

Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit