Këtë të hënë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar.
Nga Zyra e Kryeministrit, kanë thënë se vizita është dakorduar më 20 korrik.
“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Vizita e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca tha se iu kërkua të skanohej telefoni i saj nga stafi i aeroportit.
Presidenca kishte reaguar ndaj këtij incidenti. E po ashtu, Kosova ka dërguar notë proteste.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd